Nuk tërhiqen protestuesit, rikthehen në Bulevard me breshëri gurësh
Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, duke lëvizur në drejtim të Kryeministrisë. Edhe pse prej disa orësh ka përplasje dhe qendra e Tiranës u pa si skenë lufte, protestuesit po vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë përplasje të tjera me forcat e policisë. Ata kanë nisur sërish të hedhin gurë drejt policisë, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur sërish me gaz lotsjellës.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 10156

