PD prezanton programin ekonomik. Basha: 110 mijë vende të reja pune. Paga minimale 36 mijë lekë në muaj

Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik. Në një konferencë për mediat në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi pikat kryesore të platformës qeverisëse duke u shprehur se baza e tij është rritja ekonomike dhe shtim i të ardhurave të qytetarëve.

Basha shtoi se projekti i PD parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe rritje të pagës minimale në 36 mijë lekë në muaj.

“Angazhimi i parë i planit tonë, 110 mijë vende të reja pune”,- tha kreu i Partisë Demokratike.

“Shqiptarët do të kenë më shumë para për të shpenzuar për vete dhe familjet. Këto janë paratë për të cilat derdhni djersë. Ne do të rrisim pensionet jo më pak se 5% në vit, do të ulim çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit do të mbulojmë tarifat e studimeve për 90% të studentëve”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Basha tha se në fokus të programit do të jenë edhe të rinjtë. “Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fortë për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme”, tha Basha.

#LulzimBasha - #LIVE - Prezantimi i Programit Ekonomik të Partisë Demokratike

SHKARKO APP