PD publikon pamjet: Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të rrezikshme në Zall Bastar.

Reshjet e shiut kanë krijuar një situatë të rrezikshme në Zall Bastar. Partia Demokratike deklaron se mbi një mijë banorë janë pothuajse të izoluar, pasi e vetmja urë, në gjendje të mjeruar, ështa gati e mbuluar nga uji i vrullshëm i lumit.

“Kjo është e vetmja urë, ku nxënësit kalojnë për të shkuar në shkollë dhe, siç tregojnë pamjet, është një rrezik i përditshëm në stinën e shirave.

Prej shumë vitësh banorët kanë protestuar, kanë kerkuar zgjidhje nga qeveria dhe bashkia për një urë të re të sigurtë, por problemi i tyre nuk është zgjidhur.

3 vjet më parë, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj inspektuan punimet e nisura për një urë të re, por në realitet nuk ka asnjë të tillë.

Disa muaj më parë, kur protestuan për urën e munguar, banorët u thanë përfaqësuesve të PD, Gent Strazimiri dhe Abi Malltezi se fondet për urën e Zall Bastarit shkuan në Surrel, për kompaninë e ish kryetarit të komunës Dajt, Kujtim Qefaliaj, njëkohësisht edhe kryetar i njësisë administrative Dajt.

Zall Bastari është pjesë e Bashkisë së Tiranës, por premtimi i Erion Veliajt se “banorët e periferisë do të trajtohen njësoj si ata në ish Bllok, rezulton një nga mashtrimet e tij të shumta”, thekson selia blu.

SHKARKO APP