PD: Qeveria po zhyt në kaos maturantët
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma ka deklaruar këtë të martë se reforma e qeverisë në arsim, sikurse kishte paralajmëruar opozita, rezultoi e dështuar.
“Siç parashikuam për reformën e famshme në arsim, ashtu edhe doli. Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete. Maturantët nuk kanë një përgjigje sot, pse nuk rezultojnë fitues, edhe pse shumë prej tyre kanë rezultate të larta e shumë të larta. Nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit”, ka deklaruar Duma.
Sipas PD, maturantët nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale të degëve që donin të vazhdonin para plotësimit të formularit dhe nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës në llogaritjen e mesatares sipas profileve.
“Nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin. Nuk e dinë se në sa faza regjistrimi do kalojë vuajtja e tyre për të vazhduar arsimin e lartë. Nuk marrin askund përgjigje për padrejtësinë që po u bëjnë”, ka pohuar Duma.
KOHA JONË SONDAZH

