PD: Rendi nuk ekziston në qytetin ku Rama është deputet
Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Poro të Vlorës, ku në një atentat mbeti i vrarë 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli, ndërsa u plagos shoku i tij, Eno Mata.
Kadilli e konsideron Vlorën si një serial krimi. Ai hedh akuzamë pas ndaj kryeministrit Rama duke thënë se këto ngjarje kriminale po ndodhin në qytetin ku ai është deputet.
“Vlora serial krimi. Përsëri krimi godet në Vlorë. Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë është përfundimi i një atentati në mesnatë. Vrasje, të shtëna në mes të qytetit janë bërë ngjarje e zakonshme në Vlorë. Nuk kalon një javë pa pasur një ngjarje të rëndë. Ngjarje që kanë rrezikuar dhe jetën e qytetarëve të pafajshëm. Rendi dhe siguria e qytetarëve nuk ekzistojnë në qytetin ku KM është dhe deputet. Ndaj në protestën e opozitës binte në sy një baner i gjatë me thirrjen : “Rama Ik Nga Vlora”,-shkruan Kadilli.
KOHA JONË SONDAZH

