PD shkon në zgjedhje, më 13 qershor votohet për kryetarin

Demokratët do të votojnë më 13 qershor kryetarin e ri të partisë. Kryesia e PD dhe Këshilli Kombëtar kanë miratuar propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i cili paraqiti  projektin për zgjedhjet brenda partisë.

Në mbledhjen e kryesisë së PD, Bardhi është shprehur se gjatë javës që vjen duhet të nisë procesi i regjistrimit të kandidaturave për kryetar. Kryetar i komisionit zgjedhor të PD do të jetë Jemin Gjana.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të rikandidojë, ndërsa në garë pritet të jetë anëtari kryesisë Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur ambicien për këtë post. Pritet që gjatë ditëve të fundit të ketë dhe kandidatë të tjerë që mund të regjistrohen për postin e kreut të partisë më të madhe opozitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas mbledhjes së Kryesisë, PD do të zhvillojë sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku do të votohen dhe propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimet e Gazmend Bardhit në mbledhjen e Kryesisë”

  1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në kryesi dhe më pas në çdo degë. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.
  2. I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD-së. Secili prej anëtarëve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, në një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratet të gjykojmë lidershipin aktual dhe nga datat 16-22 maj të bëhet paraqitja e kërkesave për kandidatët që përmbushin kriteret.

      24 Maj – 11 qershor fushatë në të gjitha strukturat.

      13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?