PD: Shqipëria një serë e madhe hashashi me urdhër politik të Ramës

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se me urdhër politik të tij, Shqipëria është bërë një serë e madhe hashashi.

“Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njëjtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar”,-shkruan në facebook.

SHKARKO APP