PD takim me familjet e përmbytura nga HEC Fierzë, Hoxha: Brenda 2 viteve të para zgjidhet problemi i përmbytjes së tokave në Kukës

Drejtuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së familjeve të zonave të përmbytura nga H/C i Fierzës.

Kreu i shoqatës Sherif Kastrati kërkoi zgjidhjen e munguar prej 30 vjetësh për qeranë e munguar të tokës, si dhe rentën energjitike.

Edhe përfaqësues të tjerë të shoqatës i thanë kandidatit Hoxha se kanë besim të PD dhe kryeministri i ardhshëm  Basha, pasi vetë Basha ka premtuar më herët se me ardhjen e PD në pushtet problemi i përmbytjes do të marrë zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesit e shoqatës u shprehën se do ta mbështesin fuqishëm PD dhe kandidatët e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij drejtuesi politik i qarkut Kukes Flamur Hoxha u premtoi atyre përkushtimin e vet për një zgjidhje përfundimtare duke përmendur ndër të tjera edhe rentën energjitike, ashtu siç është renta minerare, sepse përderisa lumenjtë e Kukësit sjellin kaq shumë të ardhura financiare, komuniteti duhet të dëmshpërblehet në vazhdimësi për dëmin ekonomik që u është shkaktuar duke i zënë pjesën më produktive të territorit.

‘Shpreh angazhimin tim personal për mbështetjen e tyre në parlament dhe të qeverisë Basha për një zgjidhje përfundimtare me ligj njëherë e përgjithmonë të këtij problemi të mbartur ndër vite, brenda dy viteve të para të qeverisë Basha’ tha Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?