PD thirrje Veliajt: Lëre show-n!

Në emër të këshilltarë bashkiakë të PD-së dhe aleatëve të opozitës, kreu i tyre, Leonard Olli i bëri sot thirrje kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj të lërë mënjanë show-n mediatik dhe të thërrasë në mënyrë urgjente mbledhjen e këshillit bashkiak për shpërndarjen e banesave sociale.

Përmes një deklarate për shtyp të mbajtur para bashkisë së Tiranës, ai akuzoi kryeministrin Rama se prej një viti mbajti të bllokuar procesin e shpërndarjes së banesave sociale dhe tani vijon zvarritjen.

“I kërkojmë të heqë dorë nga show mediatik dhe të nisë menjëherë shpërndarjen e banesave sociale e bllokur nga shefi i tij politik. Prej më shumë se 5 muajsh mbi 200 familje që kanë përfituar këto banesa privohen nga e drejta më humane të kenë një strehë banimi. Është e turpshme që shefi i tij politik ka bllokuar prej një viti këtë procedurë dhe tani e zvarrit. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë të heqëmenjëherë dorë nga show dhe të thërrasë këshillin bashkiak për shpërndarjen e banesave sociale", tha Olli.

 

 

SHKARKO APP