PD vendos censurë për intervistat
Aktualitet E Mërkurë, 1 Shtator 2021 15:02
Alfred Rushaj, tashmë kreu i Grupit Parlamentar dhe Nënkryetar i PD-së, ndalon kolegët që të dalin në media pa marrë më parë miratimin e zyrës së shtypit të partisë. Mesazhi i Rushajt i shpërndarë të martën pas orës 9 të darkës, erdhi pas intervistës në News24 të sekretares për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole, ku bënte thirrje për distancim të PD-së nga lideri historik Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA.