PD zbulon “007-at” e policisë: Mbajini mend mafiozët e ‘Rilindjes’ (FOTO)

Partia Demokratike ka akuzuar shpeshherë policinë se ka përdorur agjentë sekretë për të provokuar akte dhunë në protestat e opozitës, apo për të ushtruar presion mbi qytetarët që marrin pjesë në tubime.

Por, sot kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi ka zgjedhur t’i nxjerrë zbuluar me figurë, agjentët “007” të Policisë së Shtetit.

Ai thotë se këta efektivë të veshur civilë ishin pa mjet identifikimi, ndërsa sipas Këlliçit kanë vepruar edhe me kodin e familjes mafioze të “Rilindjes” duke përgjuar protestuesit për t’i arrestuar më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta janë civilet e bandës se Edi Rames qe përndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojnë. Pa asnjë shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojnë, ndalojnë dhe çojnë neper komisariate a bodrume bashkish te rinjtë që janë kundër padrinos. Po te kishte prokurori te pa kapur, sot kapobanda dhe tufa e banditëve te tij do ishin para drejtësisë. Por meqenëse prokuroria eshte bere njësh me familjen mafioze te rilindjes, atëherë i lind e drejta qytetareve t’u japë atë që meritojnë banditëve”, shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?