PD zyrtare çel fushatën për 14 Majin. Prezantohet kandidati për Tiranën, Roland Bejko
PD-ja zyrtare me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj, ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për 14 Majin. ”Frymëmarrje për Shqipërinë” është slogani, ndërsa prezantohet edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko.
Hapja e fushatës mbahet në Pallatin e Sportit, Fahrie Hoti. Të pranishëm në takim janë edhe deputetët demokratë që kanë mbështetur kandidimin e Bejkos, si Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Partinë Demokratike, politikani Preç Zogaj e sheh si të vetmen forcë politike e destinuar të rritet dhe që përfaqëson të vetmen forcë që qëndron në këmbë me vlera perëndimore. Në fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore të PD-së në Tiranë, Zogaj tha se PD lindi si forcë pro SHBA-së dhe nuk mund të funksionojë si forcë anti SHBA siç kërkon ta bëjë Berisha.
”PD është në gjenezë dhe në gen vetëm euroatlantike. Nëse nuk është e tillë ajo nuk është më PD. Mund të jetë çdo gjë tjetër por nuk është më PD. Do të ishte e trishtë dhe e turpshme për të djathtën shqiptare që marrëdhëniet me perëndimin t’i mbante PS. Për këtë qëndron në këmbë Partia Demokratike perëndimore. Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë më të rëndësishme se vetë pushteti. PD aktualisht nuk është e thënë të jetë shumicë, por pakicë krijuese e vendimeve të mira. Kjo është partia e busullës dhe jo thjesht e vulës. Kjo parti është e vetmja që mund të rritet”, tha Zogaj.
Ndërkohë Enkelejd Alibeaj theksoi se PD u munduan ta përçajnë ata që tashmë e duan për interesa private familjare.
https://kohajone.com/nuk-merr-pjese-ne-fushaten-e-pd-se-basha-mbeshtet-bejkon-nga-facebook-u/