PDIU, kushte për miratimin e rritjes së çmimit të ujit

PDIU ka parashtruar disa kushtet pë miratimin e vendimit pë rritjen e çmimit të ujit. PDIU ka dalë sot në një deklaratë për mediat me Vjollca Brahon, ku shprehet në favor të rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë me qëllim shtimin e investimeve për rrjetin e ujësjellësve.

Mirëpo, ajo ka bërë të ditura edhe kushtet mbi bazën e të cilave do të votojë për rritjen e çmimit.

DEKLARATA E VJOLLCA BRAHOS:

Swiss Digital Desktop Reklama

PDIU shprehet dakort per rritjen e cmimit te ujit per te shtuar investimet e nevojshme ne rrjetin e ujsjellsit te Tiranes per te bere te mundur:

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Rritjen e kohes se furnizimit te popullsise me uje per 24 ore;

2- Permiresimin e cilesise se sherbimit te ofruar nga Ujsjellesi;

3- uljen e humbjeve te ujit dhe kostove te prodhimit te tij . Por PDIU eshte per perjashtimin nga rritja e cmimit te ujit per : a)kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

b) familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

c)kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat     dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

ç) familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;

d) të verbrit;

dh) personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

e) grate e veja kryefamiljare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?