PDIU: Rama, Veliaj dhe mafia e betonit po shuajnë trashëgiminë e Shqipërisë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas shembjes së Maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë”. Në një deklaratë për mediat, PDIU-ja thekson se ”mafia e qeverisë dhe bashkisë pasi shembën Teatrin, izoluan Kullën e Sahatit, rrënuan Maternitetin dhe tashmë kanë nisur të ndërtojnë ngjitur me mozaikun e Tiranës, zonë kjo e pasur arkeologjike e Tiranës”. Po ashtu PDIU-ja thotë se Rama, Veliaj dhe mafia e betonit, po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë. Nga ana tjetër, PDIU-ja i bën thirrje Prokurorisë të veprojë menjëherë para se të jetë tepër vonë dhe memoria jonë historike të humbasë përgjithmonë.

Deklarata e plotë

Në një kohë që situata e pandemisë vijon të keq menaxhohet dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, dyshja Rama-Veliaj dhe mafia e tyre e betonit po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi shkatërruan Teatrin Kombëtar, fshehën tërësisht Kullën e Sahatit, shembën Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, mafia e Qeverisë dhe e Bashkisë ka nisur të ndërtojë ngjitur Mozaikut të Tiranës, njërës prej zonave më të pasura arkeologjike të kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk është vetëm qendra historike e Tiranës që rrezikon zhbërjen. Këtë sjellje barbare ndaj trashëgimisë në vend e ka dënuar sot World Heritage Watch, një rrjet i përbërë nga 180 organizata që lobojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Me preteksin e rehabilitimit të infrastrukturës apo hapësirave publike, në Gjirokastër po ndërtohet një ByPass pa kurrfarë vlerësimi për ndikimin kulturor e mjedisor që mund të ketë në qytet.

Për shkak të kësaj babëzie Gjirokastra rrezikon të humbë statusin e qytetit të mbrojtur nga UNESCO, çka do të ishte një goditje e rëndë ndaj trashëgimisë sonë kulturore dhe zhvillimit të turizmit në vend. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Prokurorisë të veprojë menjëherë para se të jetë tepër vonë dhe memoria jonë historike të humbasë përgjithmonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?