PE kërkesë për hetim të plotë të vdekjes së Kaçifas

Parlamenti Europian bën thirrje për një hetim të plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e Konstantinos Kaçifas. 35-vjeçari u qëllua për vdekje nga forcat RENEA në fshatin Bularat në fund të muajit të kaluar, pasi qëlloi drejt forcave blu.

Propozimi për hetim u paraqit nga deputeti grek i PASOK, Nikos Androulakis dhe Social Demokrati gjerman, Knut Fleckenstein dhe i mbështetur në mënyrë dërrmuese nga Parlamentit Evropian, shkruan “Kathimerini”.

Amendimi u shtua në një raport të Parlamentit Evropian lidhur me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Amendamenti i bën thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të përcaktojnë rrethanat që çuan në vdekjen e ekstremistit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?