PE miraton liberalizmin e vizave, Basha: Padrejtësia për Kosovën nga sot mori fund

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit të liberalizimit të vizave nga Parlamenti Europian, vendim i marrë këtë të martë. Në një postim në rrjete sociale, Basha shkruan se padrejtësia që iu bë me vite qytetarëve të Kosovës mori fund.

“Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Europë, qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si europianë. Parlamenti Europian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra i’u bë qytetarëve të Kosovës mori fund. Urime Kosovë! Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë”, shkruan Basha.

SHKARKO APP