PE miraton raportin për Shqipërinë, Santos: Procesi i anëtarësimit do të mbyllet deri në vitin 2030

Parlamenti Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë, i cili ka kaluar me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 vota abstenim. Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos u shpreh se Shqipëria po e përmbyll në kohë rekord procesin skrining.

“Ne besojmë se do të krijohen kushtet që procesi i anëtarësimit në BE të përfundojë deri në vitin 2030. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, tha raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, u shpreh se procesi skrining pritet të mbarojë në muajin nëntor të këtij viti.

”Ne duhet të mirëpresim mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë nga Parlamenti Evropian për integrimin e Shqipërisë në BE dhe gjithashtu për negociatat e vazhdueshme të anëtarësimit. Ne planifikojmë të përfundojmë procesin skrining deri në muajin nëntor. E ardhmja e këtij vendi me siguri i përket Bashkimit Evropian dhe mendoj se ky është vendi që ka bërë më së shumti në këtë mandat jo vetëm për të kapur hapin e radhës, por edhe për të bërë progres real në terren dhe për të ndryshuar realitetin”, tha Varhelyi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?