Pedagogë dhe studentë në protestë: Policia s’merr përsipër ngjarjen
Studentët dhe pedagogë janë ngritur më protestë për sherrin që ndodhi me studentët e fakultetit të Ekonomisë. Para fakultetit u mblodhën studentë dhe pedagogë të cilët kërkojnë që Policia të marrë masa ndaj akteve të tilla. ”Policia e Shtetit nuk mban përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk merr përsipër ngjarjen. Një grup ka hyrë në klasë duke u konfliktuar me studentët. Studentët janë kërcënuar nga grupi prandaj nuk flasin”, u shpreh pedagogu Rezart Prifti.
Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e godinës Iliria në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonimik të Tiranë. Tre të rinj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Qytetin Studenti, ku dy persona jo studentë, kanë hyrë brenda auditorit dhe janë konfliktuar me studentët. Dekani Kule tregoi detaje mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ripërsërit apelin për satrukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal. Sipas tij, personat në fjalë nuk janë studentë të klasës dhe ka bërë thirrjen që askush të mos guxojë që të prekë studentët. Kule ripërsëri apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal.
“Pasditen e së hënës gjatë zhvillimet të mësimit, një pedadoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë. Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje. Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo por as jashtë në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë duhet të përgjigjem patjetër para ligjit. Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata”.