Pedagogët “korrigjojnë” Ramën: Paguhemi më pak se Kosova
Pedagogët e Universitetit të Tiranës e konsiderojnë të papranueshme gjuhën që kryeministri përdori kur i quajti sharlatanë. Ata shprehen se qeveria duhet ti kushtojë më shumë vëmendje arsimit. Madje propozojnë edhe ndryshime konkrete në ligj.
Pedagogët shprehen të zhgënjyer për gjuhën që kryeministri Edi Rama ka përdorur ndaj tyre. Në reagimet për RTV Ora, pranojnë se mes tyre mund të ketë edhe sharlatanë, por kërkojnë që qeveria ti kushtojë më shumë vëmendje punës së tyre. Madje duke theksuar se në Shqipëri janë më pak të vlerësuarit se edhe në Kosovë.
“Si në çdo sistem në këtë vend ka pedagogë sharlatanë. Por unë do të preferoja që kryeministri të fliste jo për hallet e sharlatanë, por për hallet e atyre që janë shërbëtorë të dijes”
“Është një gjuhë që nuk i shkon aq më tepër në rolin e kryeministrit të vendit. Të jesh me një rrogë me pikatore, kur vetë rrogat tona janë poshtë 500 euroshit, ndërsa niveli minimal në Kosovë që është e fundit në Ballkan, është 800 euro.”
Lidhur me ndërhyrjen e mundshme të qeverisë në autonomë universitare, pedagogët kanë propozime.
“Zgjidhja e kësaj pune është llogaridhënia. Këto institucione që ti i ke dhënë kaq shumë autonomi ku japin llogari? Si mundet që një institcion i arsimit të lartë të bëjë tendera, të ketë vetëm tre kategori shërbimesh, bojë printera, letra”
“Nuk ekziston kjo autonomi. Ai thotë që unë do ta hap ose do ta mbyll, sikur është mbreti i Shqipërisë”
Akuzat e kryeministrit Rama ndaj pedagogëve nisi që prej protestave të studentëve në dhjetorin e vitit 2018.

KOHA JONË SONDAZH

