Pedagogët ngrihen në protestë. Më 17 tetor nis bojkoti i mësimit. Reagon Kryeministri: Nuk jeni as pensionistë, as policë!

Pedagogët e Universiteteve zhvilluan ditën e sotme një protestë përballë Universitetit Politeknik në Tiranë.

Në mbështetje të pedagogëve të tyre kanë dalë edhe qindra studentë.

Në mbyllje të protestës ata deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndaj pohuan se do të mblidhen sërish më 17 tetor, datë kur është caktuar të nisë dhe viti i ri akademik.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar të Universiteti Bujqësor i Tiranës njoftoi se do të ketë rritje deri në 7 % të pedagogëve, por pedagogët nuk e pranuan këtë ofertë, duke shtuar kryeministri duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të njihet me realitetin.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord).

Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi, pas përfundimit të protestës së sotme tha se kryeministri duhet ti thërrasë arsyes dhe të plotësojë kërkesat e parashtruara, duke theksuar se arsimi i lartë duhet të jetë prioritet.

“Ne e dimë, kryeministri e di shumë mirë që drejton 12 nga 13 borde të administrimit, ne i dimë shumë mirë të ardhurat. Nuk dalin lekët për të blerë letër tualeti. Duhet të ndërgjegjësojmë kryeministrin që të shohë arsimin e lartë si përparësi dhe t’i thërrasë arsyer”, tha ai.

Ashtu siç edhe njoftoi në datën 17 tetor njoftoi se do të ketë bojkot nëse nuk plotësohen kërkesat.

“Mendoj që do të vijë tek shifra jonë, sepse do kuptojë që realiteti i tij nuk është real”.

Mënjëherë ka reaguar kryeministri Rama. Ai ka thënë se do të vendosin 7 % rritje page, por jo me tepër qē do të paguhet nga buxheti i shtetit. Pjesën tjeter prej 8 për qind ta kompensojë vetë Universiteti përkatës. Me tej ai ka thënë se pedagogët nuk janë as policë dhe as pensionistë, që mund të kërkoni rritje pagash kaq të madhe.

Universitetet janë me autonomi dhe nuk kanë pse më kërkojnë mua rritje pagash. Ato janë të vetqeverisur, ndaj mos na thoni paga të larta.

SHKARKO APP