“Stop mizerjes ekonomike të universiteteve”! Pedagogët nuk dorëzohen, sot protestojnë para Kuvendit
Ndonëse prej tre javësh pedagogët janë rikthyer në auditore, kjo nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, përkundrazi janë të vendosur që të arrijnë plotësimin e tyre duke shpalosur forma të ndryshme protestash.
Teksa brenda Kuvendit po mbahet seanca plenare me në fokus projekt-buxhetin dhe Portin e Durrësit, jashtë ambienteve të godinës janë mbledhur pedagogët, të cilët po protestojnë sërish për rritje pagash dhe arsim më cilësor.
Me pankarta në duar “Arsim cilësor, pagë dinjitoze”, “Stop mizerjes ekonomike të universiteteve”, “Pa financim s’ka zhvillim”, pedagogët kërkojnë reagim nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.
KOHA JONË SONDAZH

