Pedagogët pa përgjigje, Ministria kërkon kohë
Ministria e Arsimit do të presë përfundimin e auditimit në Universitetin e Tiranës për të marrë në shqyrtim kërkesat e pedagogëve parashtruar në fund të muajit shkurt.
Në letrën drejtuar akademikëve ministria kërkon më tepër kohë për të nisur diskutimin mbi ligjin e arsimit të lartë, që sipas pedagogëve ka krijuar ngërç në Universitetin e Tiranës.
Pedagogu Mark Marku thotë se ky proces nuk i pengon palët të nisin diskutimin për ligjin e arsimit të lartë që sipas tij ka bllokuar universitetin.
”Ne kërkojmë seriozitet dhe vullnet që do të thotë se në kërkojmë që Ministria të përgjigjet në mënyrë konkrete për pikat e kërkesave që ne kemi parashtruar, pranon të ulet në bisedime”,-tha Marku për ”Ora News”.
Auditimi në Universitetin të Tiranës ishte një prej kërkesave të pedagogëve, por Mark Marku thotë se nevojitet një auditim serioz 10-vjeçar që të dorëzojë para drejtësisë ata që kanë abuzuar me fondet.
KOHA JONË SONDAZH

