Pedagogët: Studentët janë të pamotivuar, mungojnë praktikat profesionale

Të rinjtë që mësojnë në degë të ndryshme në universitetin e Tiranës, tregojnë se përgjatë këtij viti kanë përjetuar stres dhe kanë pasur mungesë motivimi dhe përqendrimi. Ndikimin e këtyre faktorëve ata e shohin edhe në rezultatet gjatë sezonit të parë.

Sipas pedagogëve, mungesat janë të konsiderueshme kryesisht në praktikë. Ata kanë zgjedhur metoda të ndryshme në mënyrë që të gjitha boshllëqet e krijuara të merren dhe studentët të jenë gati për tregun e punës.

“Një pjesë e mirë e tyre kanë disa defiçite që janë instaluar tashmë. këto defiçite vijnë më së shumti për shkak të mungesës së kryerjes së praktikave profesionale. Gjatë gjithë kohës ka qenë një angazhimi madh nga universiteti dhe nga dekanatet e fakulteteve në mënyrë që të lejoheshin studentët që të kryejnë praktikat dhe në rrethet ku ata jetojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse pedagogu Edvaldo Begotaraj thotë se vijon që të ndihet ndikimi i mësimit online, gjë që e lidh me aspektin psikologjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?