Pedagogia Kuçana: Kryeministri nuk e ka prioritet arsimin
Pedagogia Iliriana Kuçana e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se universiteti publik do të shkojë drejt shkatërrimit nëse nuk do të ketë arsim falas.
Pjesë nga debati:
Kuçana: Unë nuk mendoj se nuk ka para. Unë mendoj se ato para duhet të mirëmenaxhohen. Unë mendoj se kryeministri i vendit nuk e ka prioritet arsimin, nuk është se nuk ka para. Universiteti i Lubjanës me 40 mijë studentë ka 310 mln euro grande. Nëse në Shqipëri nuk do të ketë arsim falas, universiteti publik do të shkatërrohet dhe do të shkojmë drejt këtyre shërbimeve klienteliste.
KOHA JONË SONDAZH

