Pedagogia: Mos e shisni të ardhmen e fëmijëve me një thes mielli!
Pedagogia dhe aktivistja për të drejtat e studenteve Ilirjana Kuçana e ftuar në studion e Ora News shprehu vështirësitë me të cilat u duhet te përballen studentët .
Tarifat e Masterit janë të papërballueshme për familjet shqiptare, ndërkohë që masteri është i detyrueshëm për çdo punësim në administratë.
Kuçana tha se qeveria nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar kushtet e studentëve.
Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga data e zgjedhjeve Kuçana kishte dhe një thirrje për prindërit shqiptarë: “Mos e shisni të ardhmen e fëmijëve tuaj për një thes mielli”.