Pedagogia rendit frytet e protestës, Klosi s’bie dakord me kritikat për qeverinë

Të mërkurën studentët do të dalin sërish në protestë në ditën e 15 të rezistencës.

E teksa zgjidhja duket e largët, pedagogia e fakultetit Filologjik, Aljula Jubani, thotë se protesta në vetëvete ka dhënë disa leksione.

Aljula Jubani: Është një protestë që po u tregon shqiptarëve që një qeverisje autokratike nuk vlerësohet më nga qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër një ligj klientelist nuk do të jetë kurrë një ligj i suksesshëm. Këta studentë po tregojnë se edhe drejtuesit anadollakë autokratik të Universiteteve nuk do të jenë më një model i suksesshëm. Protesta po tregon gjithashtu se në Shqipëri nuk kemi një elitë politike që tu japë besim studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë saj në Ora News, Ministri i Turizmit Blendi Klosi nuk ndan të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për largimin e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Blendi Klosi: Nëse mendoni se ka ardhur koha që të largohet kjo qeveri, ky kryeministër ka një proces zgjedhor. Atë që thoni që të ikë gjithë klasa politike, edhe ai mund të jetë një debat. Një klasë politike në demokraci vjen me votat, nëse nuk merr votat ikën. Një gjeneratë iku në vitet ’90, ne ishim studentë atë dhe sot jemi në politikë. Lidhur me 8 pikat kryeministri është dakord.

Jubani është e mendimi se ligji i arsimit të lartë ka rënë. Por Klosi shtron pyetjen: “Ju thoni të abrogohet ky ligj, të rrëzohet. Po çfarë do të ndodhë, të kthemi tek ai i 2013? Një ligj duhet të jetë në funksionim”.

Jubani: Autonominë qe jep në nenet e para e rrëmben totalisht me të gjitha nenet e tjera, agjensi të pafundme, bordet e propozuara nga Ministria dhe të emëruara nga qeveria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?