Pedagogu denoncon live Endri Fugën: Mori 130 milionë lekë nga fondi i ekselencës

Pedagogu Ndriçim Mehmeti ka deklaruar se drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga dhe se bashkë me dy persona të tjerë kanë marrë rreth 130 mln lekë të vjetra për një vit nga fondi i ekselencës.

Mehmeti, I ftuar në emisionin ‘360 gradë’, shtoi se me këtë shumë mund të ishin mbështetur mbi 3 mijë student.

“Ky është fondi i ekselencës. Kjo është përgjigja që ka ardhur nga Ministria. Fondi i ekselencës në total është 149 mln. Në vitet 2014-2018, nga të cilët kanë përfituar nënpunës civil të administratës shtetërore. Kush janë këta? Në vitin akademik 2015-2016, zt. Endri Fuga. Tre veta kanë përfituar 13 mln lekë. 132 milionë lekë të vjetra. Janë 3 mijë studentë që t’i mund t’i përkrahje me tarifën. Është ndryshuar ligji posaçërisht për t’i hapur rrugë nëpunëse civilë në kurriz të studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?