Pedagogu: Rama protestues kundër reformës që ka bërë vetë

Pedagogu Endrit Shabani, tha se protesta është mbi të gjitha si pasojë e reformës në arsimin e lartë. I ftuar në studion e lajmeve të ”Ora News”, ai tha se Rama sot është protesutes kundër reformës që ka bërë vetë. Ai theksoi se studenti sot ka më pak zë sesa bandat kriminale. Me ironi ai shtoi se kryeministri është protestues kundër reformës që ka bërë vetë.

”Kryeministri hedh një tallje dhe thotë kush ta hajë. Nëse ka budallenj që e hanë dakord, por problemi është që të shohesh kryeministrin protestues, i bie që kush është armiku këtu?! Kryeministri është me protestën, studentët janë me protestën, opozita është me protestën, rektorët senatet kishin dalë me protestën. Po për kë po protestojmë, për amerikanët? Kjo protestë është pasojë e shumë gjerave, por ndër të tjera pasojë e reformës në arsimin e lartë. Tani kush e bëri reformën e arsimit të lartë? Me kë u bë reforma për arsimin e lartë? Reforma e arsimit të lartë u bë mes qeverisë me rektorët dhe dekanët, ranë në ujdi. Shumë nga pagesat që morën për të bërë këshillime me studentët i përdorën për dorovitje për dekanë dhe rektorë për ti mbyllur gojën dhe cfarë bënë? Universitetet publike i bënë të gjitha private. Bandat kriminale kanë filluar janë afruar nëpër universitete, një nga këto raste është bërë publik në Universitetin e Tiranës. U afruan ca të kapin ndonjë llokmë, ta privatizojmë universitetin publik dhe pastaj në momentin kur ka atë territorin e vet, rrit tarifat. Ajo pagesa pagesa për provimet është tarifë e fshehur. Pra të rrjepim studentin, i cili nuk ka zë”,-tha Shabani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?