Pedagogu Shabani: Kur dy liderët bëhen bashkë s’kanë rëndësi institucionet
Pedagogu Endi Shabani tha në studion e “Temporas” se opozita po ndjek precedentin që është vendosur nga opozitat e tjera. Ai tha se kur dy lidera bëhen bashkë s’kanë rëndësi institucionet.
Shabani: Opozita po ndjek të njëjtin precedent që ka është vendosur më parë nga opozita tjetër, nga Rama kur ka qenë në opozitë, nga Berisha kur ka qenë në opozitë. Pra përpjekje për të gjetur zgjidhje ekstra ligjore, ekstra institucionale. Kur dy liderët bëhen bashkë s’kanë rëndësi institucionet, s’kanë rëndësi normat ligjore. Këta prodhojnë kriza të cilat edhe kur zgjidhni krizat institucionet dobësohen më tepër. Këtu kemi të bëjmë me disa bajraktarë që qeverisin vendin.

KOHA JONË SONDAZH

