Pedagogu: Studentët mblidhen nëpër fakultete për të shmangur politikën
Pedagogu Olti Rrumbullaku tha se prej disa ditësh studentët mblidhen në auditoret e Fakulteteve. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, ai tha se kjo gjë bëhet për të qëndruar larg politikës, por edhe mbase për të krijuar një përfaqësi.
Olti Rrumbullaku: Unë tani po kthehem nga një takim të madh që kishim në fakultet.
Beti Njuma: Si ka mundësi që studentët janë zhvendosur nga rruga në faklutet në këtë orë të mbrëmjes.
Olti Rrumbullaku: Mesa kuptoj unë në disa nga fakultete ka takime të tilla. Ideja e studentëve është që mundohen të shmangin partitë.
Beti Njuma: Mos po mundohen të gjejnë përfaqësi?
Olti Rrumbullaku: Edhe ajo është.
Beti Njuma: Edhe nga ana e pedagogëve ka pasur një ndarje. Ka nga ata që nuk i kanë përkrahur?
Olti Rrumbullaku: Këtu ka kërkesa që janë pak më publike, sikurse ka kërkesa të herë pas hershme. Një pjesë e kërkesave ndikojnë edhe pedagogët. Nuk është se në atë pjesën e bashkësisë së pedagogëve janë të gjithë të qetë, apo pro cdo diskutimi që bëhet aty.
Për Rrumbullakun, kryeministri Rama duhet të pranojë që ligji për arsimin e lartë ka dështuar.
Olti Rrumbullaku: Kryeministri duhet të pranojë se ligji i arsimit të lartë ka dështuar. Në 2014-2015 u diskutua ligji “me shumë aktorë”, por ata që ndikuan më shumë në ligj ishte vetë ministria që vuri ato mekanizmat për ta kontrolluar, Universitetet private që vunë mekanimzat e tyre dhe vetë drejtuesit e Universiteteve që edhe ata donin mekanizat e veta. Këto tre palë e ndikuan ligjin dhe ligji doli nga realiteti.
KOHA JONË SONDAZH

