Pedagogu: Të rinjtë e PS po përpiqen të shkatërrojë protestën

Protesta e studentëve ishte edhe mbrëmjen e sotme në qendër të intervistës në SYRI.net ishte protesta e studentëve.

I ftuari i mbrëmjes së sotme përballë gazetarit Alen Xhelili, ishte Erges Eskiu, logoped, Pedagog në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe protestues së bashku me studentët.

Sipas Eskiut, kërkesat e studentëve janë të plotësueshme. ‘Kjo reformë ishte për ta shkatërruar arsimin shqiptar, jo për ta shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

E rëndësishme është që arsimit shqiptar të reformohet’, u shpreh pedagogu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas protestuesit Erges Eskiut, ‘anëtarët e FRESSH që ndodhen në protestë po mundohen që të shkatërrojnë protestën, sepse atyre u intereson që ky tubim të përfundojë sa më shpejt’.

Duke komentuar për deklaratat e Edi Ramës, pedagogu Eskiu tha se studentët i kanë refuzuar.

‘Deklaratat e Ramës janë refuzuar, sepse studentët sot janë më të lirë dhe më të informuar se sa prindërit e tyre në vitin 1990. Janë më këmbëngulës dhe janë më të zgjuar, pasi çdo brez vjen dhe ndryshon’, tha në studion e SYRI.net, pedagogu Erges Eskiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?