Pedagogu thirrje Presidentit Meta: Shpall emergjencës Kombëtare

Protestës masive të studentëve para Kryeministrisë, këtë të hënë i janë bashkuar edhe pedagogët. Një prej tyre, pedagog në Universitetin e Arteve, gjatë fjalës së mbajtur i ka bërë thirrje Presidentit që të shpall gjendjen e arsimit në Shqipëri emergjencë kombëtare.

Pedagogu kërkoi që studentët të shpallen ”Nderi i Kombit” pasi janë ata që rrëzuan komunizmin dhe po rrëzojnë edhe neokomunizimin.

”I bëj thirrje jo kryeministrit po Presidentit të Republikës që ta shpall gjendjen e arsimit në Shqipëri emergjencë kombëtare dhe t’i shpallë studentët shqiptarë nderi i kombit. Jeni ju që rrëzuat komunizmin, jeni ju që po rrëzoni neokomunizmin, jeni ju që nxorët në pension të parakohshëm gjithë klasën politike që është përgjegjëse. Vetting-u i pedagogëve duhet t’i jepet përparësi para Vetting-ut të prokurorëve. Buxhetin ju e keni kërkuar me modesti 5 përqind, 50 përqind duhet ta kërkoni. Ne jemi një vend shumë i varfër por pasuria më e madhe jeni ju studentët. Jam i bindur që jo vetëm do të fitojmë”, u shpreh pedagogu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?