Pedofili nga Tirana kthehet në makth: Hiqej si 12-vjeç
Një 68-vjeçar nga Tirana është kthyer në makthin e disa të miturave italiane, pasi i kërkonte vazhdimisht ti dërgonin video erotike.
Duket se i moshuari fshihej pas një llogarie false në Facebook, ku hiqej si një djalë 12-vjeçar. Pasi kishte krijuar disa kontakte me vajza të mitura italiane, u kërkonte të bënin video të ndryshme, ndërkohë që i regjistronte.
Në momentin që ato refuzonin kërkesat e tij, 68-vjeçari i kërcënonte duke i shantazhuar se nëse nuk do t’i publikonte në rrjete sociale. Muaj më vonë, ato e kanë denoncuar në prokurorinë italiane, të cilët kanë zbuluar se ai që fshihej pas kompjuterit ishte pikërisht i moshuari nga Tirana.
Sipas Panoramës, 68-vjeçari rrezikon deri në 9 vite burg i akuzuar për pedofili.
KOHA JONË SONDAZH

