Pedonalja në ”arenë lufte”, shkak tritoli në shtëpinë e polices

Përplasja me armë e të rinjëve në Shkodër, ka si shkak tritolin në murin e banesës së një efektivje policie në Durrës. Ngjarja e fundit ka çuar policinë edhe drejt autorit të vendosjes së triloit në banesën e polices, Ornela Buraku më 25 janar 2020. Ai dyshohet të jetë Mirsad Meta, 26-vjeçar nga fshati Bërdicë i Shkodrës, tashmë i shpallur në kërkim nga policia.

Mbrëmjen e së mërkurës, ndaj tij u bë një atentat por që nuk shënoi viktima. Tre persona, mes të cilëve edhe vëllai i efektives së Durrësit, Ension Buraku, qëlluan me armë ndaj tij por plumbat kapën makinën e tij luksoze, një ”BMW” me targa gjermane dhe aksidentalisht u plagos lehtë në këmbë një kalimtare e rastësishme në pedonalen e Shkodrës “Kolë Idromeno”.

Policia arrestoi Argjend Rexha, Emirion Buraku, të dy banues në Durrës si dhe Rihad Xheladinin, banues në Shkup, Maqedoni. Në kërkim u shpall Mirsad Meta pronari i makinës, i cili gjithashtu iu kundërpërgjij me armë zjarri autorëve. Të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “plagosja e lehtë me dashje” dhe “armëmbajtja pa leje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?