FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pelegrinazh masiv në Laç, mijëra besimtarë kremtojnë festën e Shna Ndout

Mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga jashtë vendit, janë mbledhur mbrëmjen e 12 qershorit në Kishën e Shna Ndout në Laç për të kremtuar festën më të dashur për besimtarët katolikë.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur të kalojnë natën në ambientet e kishës, në pritje të meshës solemne dhe riteve fetare që zhvillohen më 13 qershor, ditë që shënon kulmin e pelegrinazhit.

Pelegrinët shprehen se rikthehen çdo vit në këtë vend të shenjtë, të udhëhequr nga besimi tek fuqia e ndërmjetësimit të Shna Ndout. Ata vijnë me lutje, shpresë dhe falënderime, duke kërkuar shëndet, paqe dhe mbarësi për familjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve fetare dhe sigurinë e besimtarëve, autoritetet vendore dhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masa të shtuara. Vëmendje e veçantë i është kushtuar menaxhimit të fluksit të madh të automjeteve dhe pelegrinëve që vizitojnë Laçin në këto ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kisha e Shna Ndout në Laç konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Çdo të martë, për 13 javë radhazi, besimtarë të feve të ndryshme vizitojnë këtë vend të shenjtë, ndërsa kulmi i pelegrinazhit shënohet çdo vit më 12 dhe 13 qershor, në festën kushtuar Shna Ndout.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?