Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë, plan masash për mbetjet nga kurbanet
Çdo vit nga data 20 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet ne vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë. Festa e shenjtë e Bektashinjve mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora dhe bota. Në vitet e kaluara kasapët thernin qingjat dhe të brendshmet i hidhnin ku të mundeshin duke u bërë edhe rrezik për përhapjen e ndonjë sëmundje, ndërsa këtë vit ministria deklaron se janë marrë masat.
Pak ditë nga nisja e pelegrinazhit është miratuar plani i masave për mbarëvajtjen në malin e Tomorrit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u kërkoi institucioneve vendore shërbim të shtuar, ditë të qeta dhe të sigurta për çdo pelegrin. Ministri Klosi theksoi se ky plan i ri masash synon përfshirjen e të treja bashkive Berat, Çorovodë dhe Poliçan që do të ndihmojnë me infrastrukturën e nevojshme për mbarëvajtjen dhe mirë administrimin e festës.
Pelegrinazhi në malin e Tomorrit është një nga ngjarjet më të shënuara për qarkun e Beratit. Cdo vit mijëra pelegrinë vizitojnë Kulmakun për të kryer ritualin. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njofton se ditët e pelegrinazhit do të shërbejnë gjithashtu për të mbledhur firmat për mbrojtjen e Malit të Tomorrit, Park Kombëtar. Peticioni ka nisur prej ditës së parë të protestës së banorëve ndaj vendimit të gjykatës që u jepte të drejtë guroreve që të vazhdonin aktivitetin e tyre dhe po firmoset nga qindra banorë por edhe turistë të huaj që vizitojnë Beratin.
KOHA JONË SONDAZH

