Peleshi: 90% e fermerëve aplikues janë shpallur fitues paraprakë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për një besim më të madh në skemat dhe politikat që po ndërmerr qeveria në sektorin e bujqësisë. Gjatë një takimi me banorët e njësisë administrative Dvoran, qarku Korçë, në kuadër të takimeve turit të llogaridhënies publike, ministri u shpreh me tone optimiste në lidhje me gjithë procesin e skemës kombëtare të mbështetjes financiare, e cila ka nxjerrë fitues dhe përfitues të granteve dhe subvencioneve një pjesë shumë të madhe të aplikuesve.
”Ministria e Bujqësisë sapo ka përmbyllur ”Thirrjen” dhe ka marrë aplikimet për Skemën kombëtare financiare të subvencioneve dhe granteve që ishte 20 milionë euro këtë vit. Pothuasje, gjysma e tyre më shumë se 50% shkon për subvencionet e fermerëve dhe blegtorëve dhe pjesa tjetër shkon në investimet në agropërpunim, magazinim, linja prodhimit. Patëm një numër të lartë, të kënaqshëm aplikimesh, 30% më shumë se vitin e kaluar, edhe sepse ju mund ta konfirmoni, një pjesë e madhe këtu ka aplikuar”,-u shpreh Peleshi.
Suksesi i skemës është padyshim shpallja e fitueseve. ”Unë dua t’jua them të gjithë atyre që aplikuan në mollë psh, meqënëse këtu jemi në vendin e mollëve, kanë fituar të gjithë, 100%. Të gjithë ata që shkuan dhe aplikuan për mbjellje të reja për mollë, kanë fituar, pra janë shpallur fitues. Në total pothuajse 90 % e aplikantëve janë shpallur fitues dhe për masat e tjera, siç është vaditja me pika, apo investime të tjera në fermë, apo për matrikullimin, ata që kanë aplikuar për rimbursimin e qumështit, atë 100 lekëshin për litër të qumështit. Pra, numri i fituesve në raport me aplikantët është shumë i lartë këtë vit”,-shtoi më tej ministri Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

