Peleshi: PD i sheh zgjedhjet e 21 Qershorit si pjesë të projektit të tyre politik

 

Zv/Kryeministri Niko Peleshi u shpreh se për koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Europiane" zgjedhjet e e 21 Qershorit janë zgjedhje për një projekt qytetar.

Gjatë prezantimit t 61 kandidatëve të ASHE për zgjedhjet vendore, Peleshi theksoi se opozita i sheh këto zgjedhje si pjesë të projektit të tyre politik.

“Shqipëria është një vend i vogël, por me bukuri të mëdha. Shqipëria është një vend i pasur në burime e resurse, por me shumë probleme të cilat ne po i zgjidhim një e nga një.

Shqiptarët sot sytë, shpresat dhe orientimin e tyre e kanë në drejtimin e duhur, atë të projektit tonë qytetar.

Nga krahu tjetër, kandidatët e djathtë, edhe ata shqiptarë, kanë një orientim ndryshe, i shohin këto zgjedhje si pjesë të një projekti politik”, tha Peleshi.

Në vijim zv.Kryeministri shtoi se ne ofrojmë zgjidhje të problemeve të qytetarëve, teksa ata ofrojnë zgjidhje për veten e tyre e jo për qytetarët.

Ministri Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se këto zgjedhje janë thelbësore edhe në fushën e bujqësisë. Sipas tij, përmes këtyre zgjedhjeve mund t’i japim drejtimin e duhur të ardhmes së bujqësisë, duke investuar në sistemet e kullimit, në ferma, blegtori…etj.

“Po ashtu, këto zgjedhje i japin drejtimin e duhur edhe zhvillimit urban dhe për këtë kandidatët e majtë do të jenë promotorët kryesorë”, tha Panariti, duke nisur dhe prezantimin e kandidatëve të koalicionit të majtë.

SHKARKO APP