Peleshi pret homologun serb: Unifikim të certifikatave shoqëruesve të produkteve
Ministritë e Bujqësisë të Shqipërisë dhe Serbisë janë dakordësuar për ngritjen e një procesi të përbashkët pune për unifikimin dhe harmonizimin e të gjitha certifikatave shoqëruese të produkteve si bimore ashtu edhe shtazore.
Ministri serb, Branislav Nedimović, gjatë takimit që pati me Peleshin u shpreh i gatshëm për të çuar përpara me shpejtësi këtë proces.
Pjesë e bisedimit ishte edhe shkëmbimi i eksperiencës për rritjen dhe fuqizimin e produkteve tipike tradicionale, Serbia është një shëmbull i mirë në rijetëzimin e këtyre produkteve.
Gjatë takimit, ministri Peleshi ka përmendur rëndësinë e volumit tregtar që realizohet mes dy vendeve kryesisht për produktet bujqësore, duke i konsideruar këto dy tregje si komplementare dhe me potencial për të shtuar bashkëpunimin edhe më tej.
Për vitin 2017 eksportet me Serbinë u shtuan me 27.8%, krahasuar me një vit më parë, nga 1.5 mld lekë në 2 mld lekë. Zërat kryesore që ndikuan në këte rritje janë grupi i perimeve (domate, qepë, lakër, kastraveca).
KOHA JONË SONDAZH

