Pëllumb Pipero: Do të quhemi brezi i Covid

Pëllumb Pipero ka qenë një ndër mjekët e përzgjedhur në emisionin “Opinion”, si personazhi i vitit 2020 për shkak të angazhimit të tij me situatën Covid. Gjatë intervistës së tij, Pipero tha ndër të tjera se ngjarje të tilla ndodhin ndoshta një herë në 100 vjet.

“Me shumë të drejtë do të quhemi brezi i Covidit. Ishte dhe është një eksperiencë shumë e ndryshme. Ne jemi përballur edhe herë të tjera me situata të tjera pandemish, por ansjëra nuk i ngjan kësaj. Ndoshta kjo do të ngelet një eksperiencë unikale”, tha mjeku.

I pyetur se cili ka qenë momenti i tij më i vështirë gjatë këtij viti, Pipero tha:

“Një moment delikat ka qenë kur më ka pyetur Fevziu nëse ka hyrë apo jo Covid, dhe kam thënë ndoshta po. Momente të vështira kanë qenë humbja e jetës së një pacienti dhe sidomos humbja e jetës së një kolegu. Dhe ne kemi patur disa kolegë që kanë humbur jetën”.

Momenti me i veshtire per Pellumb Piperon

 

SHKARKO APP