Penalizimi i maturantëve, Duka: Të ndryshojë ligji, aplikimi të bëhet në universitet
Dekania e Fakultetit Histori-Filologji në Tiranë, Valentina Duka, kërkon ndryshime ligjore në ligjin e arsimit të lartë nisur nga situata e krijuar me sistemin e pranimit të maturantëve në fakultete. Një prej këtyre fakulteteve është edhe Histori-Filologjia, ku dekania shpreh keqardhjen për këtë ndodhi, por sipas saj rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë këtë vit.
Një pjesë e maturantëve u penalizuan në mundësinë për të fituar një degë në fakultet si pasojë e një grupi lëndësh që nuk i kishin zhvilluar në shkolla, por Duka thotë se këto ndryshime duhet në ndodhin për brezat e ardhshëm.
Dekania Duka në një prononcim për “News 24” sqaron edhe pretendimet se përse një maturant me mesatare të shkollës së mesme me të lartë është renditur më pas se një tjetër me mesatare të ulët.
Drejtuesja e këtij fakulteti pohon se bashkëpunimi me Ministrinë duhet të jetë më i madh nëse ligji do qëndrojë kështu, ose të ndryshojë ligji dhe AKP të hiqet si hallkë e ndërmjetme.
Ndërkohë që ankimimet në universitet janë të pakta nga ana e maturantëve. Në këtë fakultet nga 12 mijë aplikime janë regjistruar vetëm 35 ankesa nga të cilat asnjë ankesë për pikët e grumbulluara. Ndërsa na Fakultetin e Ekonomisë ankesat kanë qenë fokusuar në faktin nëse kanë apo jo ndonjë mundësi në raundin e dytë.
Në Fakultetin e Ekonomisë dega që ka pasur më shumë kërkesë dhe konkurrencë ka qenë Ekonomik-Informatika, e cila ka rekrutuar maturantët me mesatare nga mbi 9.6 deri në 9.9.
KOHA JONË SONDAZH

