“Pendohet” Zani Çaushi, tërhiqet nga kërkesa për liri me kusht

Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi, ka hequr dorë nga kërkesa e tij për liri me kusht, ndërsa prej pak minutash po zhvillohej seanca gjyqësore.

Kujtojmë se Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa kërkesa e tij për lirim nga burgu ka ardhur me kusht që të punësohet.

Myrteza Çaushi (ose Zani Çaushi) ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë. Çaushi arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

SHKARKO APP