Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Felaj: Mos e paragjykoni hetimin
Deputetja e PS, Ermonela Felaj e ftuar ne emisionin ‘Real Story’ në News24 lidhur me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamëz ka thënë se hetimi ende nuk është mbyllur.
Ajo ka shtuar se ky proces, i cili kishte në përbërje banda kriminale, luftën për drogë dhe pengmarrjen nuk duhet paragjykuar nga ana gjyqësore pasi shumë detaje të hetimit nuk ndahen me publikun.
Felaj thotë se reagimi i Policisë po rritet për shkak se po i kushtohet vëmendje luftës kundër krimit të organizuar. Paketa Anti- KCCK sipas saj nuk është ndonjë gjë e re apo e padëgjuar më parë pasi Policia është brenda kompetencave të veta që ja njeh Kushtetuta.
”Ju lutem mos e paragjykoni sepse ky hetim nuk është mbyllur. Ne nuk kemi si të dimë ccdo detaj të hetimit.
Natyrisht ka dhe gjërat që nuk ndahen. Jam duke folur për reagimin. Reagimi i Policisë nuk ka ardhur duke u rritur vetvetiu, apo rastësishit. Janë marrë masa ligjore për ta forcuar Policinë. Ku kemi më shumë nevojë? Të përqëndrohemi tek lufta kundër krimit të organizuar.
Policia sekuestron, të ndalon dhe të arreston. Kur ka rrezik dhe situata është e ngutshme, Policia të ndalon. Këtë e ka zgjidhur ligji, ia ka dhënë atributet.
Të gjithë diskutimin po e vendosni në kuadër të procedimit penal. Ccfarë është heqja e pasaportës? Nuk është një gjë e re. Policia të shoqëron 12 orë nëse do të mësojë identitetin tënd. Mos thoni që Policia po bën diçka të panjohur dhe padëgjuar më parë. E njeh Kushtetuta dhe është brenda kompetencave të saj.”- tha Ermonela Felaj.