Pengmarrja në Kamëz: Shkon në 10 numri i personave në kërkim
Rritet numri i personave në kërkim si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës ndodhur më 17 janar. 49 vjeçari u rrëmbye me makinë në rrugën “Londër” në Kamëz dhe më pas policia thotë se ka mbërritur në resortin Golden” i pajetë për shkak se është rrahur rrugës dhe ka humbur shumë gjak.
Prova që bindi gjykatën për të lënë në burg 5 të arrestuarit për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës janë disa foto bardh e zit ë printuara. Ato janë sekuenca të filmuara nga një kamera e sigurisë .
Por për avokatin mbrojtës të njërit prej të arrestuarve ato pamje nuk provonon asgjë.
“Nuk pamë kamerat vetëm printime. Pamjet filmike ishin të printuara në bardh e zi”.
Në seancën e sotme gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë të pandehurit kanë pranuar se kanë qenë në resort por jo që të kenë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e 17 janarit 2020 në Kamëz.
Ndër 5 të arrestuarit vetëm njëri nga të pandehurit ka akuzën e ‘fshehjes së kufomës”
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit.