Pengohet 27-vjeçarja, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur tentoi që të hidhej në lumin Buna
Një tjetër tragjedi do të ishte shënuar në Shkodër. Një nënë 27-vjeçare, ajo tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur. Ngjarja u parandalua falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.