Pengoi qarkullimin duke parkuar në një zonë me fluks lëvizje, nën hetim shoferi në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë nën hetim një 45-vjeçar i cili pengoi qarkullimin e makinave duke parkuar automjetin në një zonë me fluks lëvizjeje.

Policia njoftoi sot se “shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit në qytet dhe në zona me lëvizje të lartë, konstatuan një rast të tillë, në rrugën “Luigj Gurakuqi””.

Në përfundim të veprimeve procedurale, sipas policisë nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin P. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin parkimet në zona të ndaluara, me qëllim që të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?