Pensionet rriten pas një muaji, ministri Malaj: Po mendojmë të afrojmë indeksimin në korrik ose qershor

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se qeveria po shqyrton mundësinë që indeksimi i pensioneve dhe përfitimeve të tjera sociale të bëhet para afatit të zakonshëm të 1 tetorit, potencialisht në muajt qershor ose korrik.

Gjatë konferencës së përmuajshme për media, Malaj tha se janë krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas dakordësimit me Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nga skema kombëtare për bujqësinë dhe blegtorinë parashikohet një fond prej rreth 6.5 milionë eurosh për kompensimin e fermerëve. Ndërkohë, nga rivlerësimi i pronave me tatim 5%, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 3.9 miliardë lekë në dy muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Malajt, Shqipëria vazhdon të ketë një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon dhe nën mesataren e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?