Pensionistët, sportele të veçanta për dokumentacionin dhe ankesat
Të moshuarit në prag pensioni do të interesohen për dokumentacionin që duhet për ta përfituar atë dhe mënyrën e aplikimit jo më në agjencitë Institutit të Sigurimeve Shoqërore por në sportelet e reja të ADISA-së, projektet i cili funksionon për Hipotekën e Tiranës. Këtë parashikon ligji i ri i sigurimeve shoqërore, drafti i cili u diskutua në komisionin parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ende nuk është konkretizuar projekti nësë këto sportele do të jenë brenda zyrave të ish apo do të kenë ambientë të vencatë.
Astrit Hado: Do ushtrojë një presion pozitiv ndaj nesh për respektimin e afateve. Jemi në diskutim e sipër. Nëse ADISA do të marri zyra më vete do të kalojë shërbimi andje. Në ato vende ku ne mund ta ofrojmë dhe përgjithësisht ne nuk jemi ambiente do të gjejmë një zgjidhje.
Shqyrtimi i dosjeve dhe ankesave të dokumentacioneve do të bëhet nga punonjës me përvojë në sigurimet shoqërore.
Vjollca Braho: Gjithë dokumentacioni do të kalojë nga ADISA te sigurimet shoqërore, për të bërë përpunimin dhe për të llogaritur pensionin.
Arsye përse ky projekt është i nevojshëm, sipas ministres së Adminsitratës Publike dhe Inovacionit Milena Harito është se 30-60% e personave paraqiten pranë sporteleve duke kërkuar infomacion dhe fuksi nuk përballohet nga administrata aktuale.
Milena Harito: Kemi ndenjur dy muaj me megafon që njerëzit të besonin se respektohej radha e biletës, kjo ishte situata që kishit lënë. Megafoni ka bërë që njerëzit të rrini ulur si njerëz dhe jo si dele.
Albana Vokshi: Zonja ministri mos i fyeni qytetarët.
Milena Harito: Qytetarët i keni fyer ju që i kishit lënë në atë gjendje.
Modeli për këtë projekt pilto që do të shtrihet vetëm në disa qytetet është marrë nga Gjeorgjia dhe Ajzerbaxhani.
KOHA JONË SONDAZH

