Peqin, nëna i çon djalit në burg byrek dhe… kanabis

 

Dashuria për fëmijën ndonjëherë i shtyn edhe vetë nënat në rrugën e gabuar.

Një situatë e tillë i ka ndodhur një nëne 58-vjeçare, banuese në Tiranë, djali i së cilës vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas A1Report, ajo ka shkuar të vizitojë djalin 25-vjeçar Drino Xhelo, e siç nënat duan të përkujdesen për fëmijët, i kishte sjellë ushqime të përgatitura nga vetë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por si për çudi, bashkë me ushqimet nëna 58-vjeçare me inicialet F.F i ka çuar edhe kanabis sativa.

58-vjeçarja është larguar më tej nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Peqin, por ka qenë policia e cila gjatë kontrollit të çantës me ushqime ka konstatuar edhe sasinë e lëndës narkotike.

Edhe pse në burg për vepra të ndryshme penale, policia e ka riarrestuar 25-vjeçarin, një procedurë kjo për të zbardhur ngjarjen në fjalë.

Policia e Elbasanit, në njoftimin zyrtar thotë se është duke punuar për të kapur nënën e të dënuarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?