Peqin, nëna kanos me gërshërë shokët e shkollës së vajzës

 

Nëna e një të miture është arrestuar pasi akuzohet se ka kanosur me gërshërë dy nxënës të shkollës ku studionte vajza e saj.

E gjitha, sepse njëri prej tyre kishte shkruar emrin e vajzës së saj në mur.

Policia njoftoi sot arrestimin e Flora Hoxhë, 47 vjeç banuese në fshatin Përparim të Peqinit.

“Në shkollën 9 vjeçare “Shefit Hakali”fshati Përparim ka kanosur me gërshër nxënësit L. H, vjeç 13 dhe H.P vjeç 13 banues në Pëqin” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj saj gjykata ka vendosur masën e arrestit burg ndërsa do të hetohet për “Plagosje të lehtë me dashje ” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Mësohet se gruaja ka kanosur me gërshërë duke ngrisur bluzën njërit prej fëmijëve.

SHKARKO APP